Xhirimi i GCompris-së prej një konsole urdhrash me mundësinë --help do të shfaqë krejt parametrat që ai pranon:
| -f, --fullscreen | Xhirojeni GCompris-në nën mënyrën “Sa tërë ekrani”. |
| -w, --window | Xhirojeni GCompris-në nën mënyrën “Dritare”. |
| -s, --sound | Xhirojeni GCompris-në me tinguj të aktivizuar. |
| -m, --mute | Xhirojeni GCompris-në pa zë. |
| -c, --cursor | Xhirojeni GCompris-në me kursorin parazgjedhje të sistemit. |
| -C, --nocursor | Xhirojeni GCompris-në pa kursor (mënyra “ekran me prekje”). |
| -v, --version | Shtyp versionin e GCompris. |
| -l, --list-activities | Paraqet krejt veprimtaritë e gatshme. |
| --launch veprimtari | Përcaktoni veprimtarinë për kur niset GCompris. |
| --start-level nivel | Përcaktoni nivelin me të cilin të niset veprimtaria e dhënë përmes mundësisë --launch, kur niset GCompris-ja. E shpërfillur, nëse s’jepet mundësi --launch, ose nëse niveli i treguar është i pavlefshëm. |
| --difficulty {value|min-maks} | Për sesionin, detyro vështirësi veprimtarish GCompris të jenë sa vlera, ose mes vlerës minimale dhe maksimale. Vlerat duhet të jenë mes 1 dhe 6, ndërsa nëse formati është min-maksimum, vlera minimum duhet të jetë më e vogël se sa ajo maksimum. Nëse s’bëhet kështu, GCompris-ja s’do të niset. |
| --export-activities-as-sql | Eksportoni veprimtari si SQL. |
| --enable-kioskmode | Aktivizoni mënyrën kioskë (fsheh butonat “Mbylle” dhe “Formësim”). |
| --disable-kioskmode | Çaktivizo mënyrën kioskë (parazgjedhje). |
| --show-home-button | Shfaqe butonin Shtëpia, te shtylla (parazgjedhje). |
| --hide-home-button | Fshihe butoni Shtëpia, te shtylla. |
| --renderer={renderer} | Përcaktoni cili vizatues grafik të përdoret. Për krejt platformat janë të gatshëm ai “opengl” dhe ai “software”. Në Windows, mund të përdorni direct3d11 ose direct3d12 (nëse qe montuar me Qt >=6.6). Në MacOS, mund të përdorni metal. |
| --software-renderer | Përdor vizatues “software”, në vend se openGL (duhet të punojë me çfarëdo karte grafike). Nxjerrë nga përdorimi, në vend të kësaj përdorni --renderer=software. |
| --opengl-renderer | Përdor vizatues openGL, në vend se të software-it (më i shpejtë dhe më tepër efekte grafike, por me disa karta grafike mund të vithiset). Nxjerrë nga përdorimi, në vend të kësaj përdorni --renderer=opengl. |
| --locale=vendore | Xhirojeni GCompris-në me tinguj të aktivizuar. |
Këta parametra mund t’i shtoni te vetitë e ikonës së desktopit. Ja një shembull që e xhiron GCompris-në nën mënyrën kioskë, sa krejt ekrani, pa buton Formësimi dhe kursor:
"C:\Program Files\GCompris-Qt\bin\GCompris.exe" --enable-kioskmode -f -C